Do të promovosh me efektivitet shërbimet dhe ofertat e biznesit tënd.
Kemi një strategji efektive për marketingun e bizneseve të rrjetit tonë, për t’i promovuar ato në mënyrën më të mirë tek mbi 45.000 kartëmbajtës të cilët blejnë çdo ditë shërbime, produkte dhe marrin ofertat që ofron rrjeti i bizneseve në këtë platformë.
Do të rrisësh ndjeshëm shitjet, duke ndërtuar marrëdhënie besnikërie afatgjate me klientët.
Përmes promovimit dhe marketingut efikas, ti do të shesësh më tepër dhe do të fitosh më shumë klientë në mënyrë të vazhdueshme. Dhe me ndihmën e platformës, do të njohësh shumë më mirë klientët e tu, e do të kesh mundësi të rrisësh kënaqësinë dhe besnikërinë e tyre ndaj teje.
Do të optimizosh brandin dhe prezencën tënde në treg.
Mijëra klientë potencial do të njihen me shërbimet, produktet dhe ofertat që biznesi yt ofron. Do të promovojmë brandin tënd dhe do të mundësojmë komunikim të personalizuar me çdo klient tëndin, duke i bërë ata të njohin, pëlqejnë dhe të besojnë tek ty dhe biznesi yt. Brandi yt do të pozicionohet më mirë në treg, si në mendjen e klientëve të tu, ashtu edhe në raport me konkurencën.
Do të krijojmë një strategji marketingu digjitale të dedikuar për promovimin e biznesit tënd.
Do të përdorim të gjitha kanalet e marketingut digjital dhe tradicional që ofron platforma e Kartës Extra për të promovuar biznesin, si: Marketing në rrjetet sociale, E-mail marketing, Website, Aplikacion, SMS, instant winners, Push Notifications, si dhe fletpalosje, flyers, co-marketing dhe promocionet e ndryshme të rrjetit tonë në terren.
5. Do të njohësh deri në detaje klientët e tu ekzistues dhe të rinj si edhe sjelljen e tyre, duke ndërtuar databazën e plotë të klientelës tënde.
Platforma jonë të ofron akses të dedikuar për të njohur, analizuar dhe ndërvepruar drejtpërdrejtë me klientët e tu. Do të kesh mundësinë të ndërtosh databazen tënde të klientëve për të zbuluar nevojat, kërkesat dhe sjelljen e tyre si konsumatorë. Gjithashtu, do kesh mundësi të monitorosh çdo veprim të klientëve, të njohësh historikun e tyre, dhe t’u komunikosh në mënyrën më efektive shërbimet dhe ofertat e personalizuara për ta.
Do kesh hapësirën tënde te “ZONA UNIKE E PËRDORUESIT”
Nëpërmjet saj ti mund të përfitosh dhe të manaxhosh drejtpërdrejtë të gjitha shërbimet, produktet dhe ofertat e dedikuara të Çelësi Media Group për ty.