Karta Extra

DYQANET


Serenata Korçare

ADRESA:

Rr "Muhamet Gjollesha"
1000 - Tiranë

telefon:

0694059031

E-mail:

[email protected]



Pasioni dhe dëshira për të qenë sa më afër me traditën korçare dhe shtysa për të sjellë një copëz të qytetit të serenatave këtu në Tiranë, solli idenë e hapjes së një restoranti. E pikërisht të quhej Bar Restorant Serenata Korçare ku çdo korçar ta ndjete veten sadopak si në Korçën e rrugicave të kalldrëmta, të kishte traditën e kuzhinës të gërshetuar bukur e me pasion dhe ku ndihej ëmbël melodia e Serenatës Korçare, e kënduar (live) me mjeshtëri nga këngëtarja e mirënjohur Afërdita Zonja. Pa lënë mënjanë shijen dhe traditën e hershme të Birrës Korça, e cila nuk mungon asnjëherë në tavolinat e këtij restoranti. Në restorantin Serenata Korçare ju do keni mundësi të provoni shijen unike të lakrorëve në saç, traditë e ruajtur me fanatizëm nga gjyshet dhe sjellë me po aq fanatizëm në metropolin e Shqipërisë.